“Nxirrte të dhëna nga TIMS dhe…”, SPAK zbardh rolin e Rezart Kuçit: Ish-efektivi “punoi” për grupin e Hajrullës

“Nxirrte të dhëna nga TIMS dhe…”, SPAK zbardh rolin e Rezart Kuçit: Ish-efektivi “punoi” për grupin e Hajrullës

Rezart Kuçi TIRANË- Prokuroria e Posaçme, përmes njoftimit zyrtar për goditjen e grupit të Inez Hajrullës, ka zbardhur edhe rolin që kishte efektivi Rezart Kuçi, shef seksioni i policisë shkencore në Kukës, i cili u arrestua ditën e sotme në kuadër të operacioni të SPAK.  Kuçi dyshohet se ka përdorur detyrën e tij për të ndihmuar grupin kriminal. Në kohën kur janë kryer veprat penale, SPAK thotë se Kuçi ka qenë shef për hetimin e krimeve në Vlorë. Sipas SPAK, ai ka siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike dhe ka nxjerrë informacione konfidenciale lidhur me kontrollet policore.  SPAK bën me dije se efektivi ka ndërhyrë në pajisje celulare duke fshirë të dhëna me interes për hetimin, si dhe ka përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS për të...