Nxirret trupi i pajetë i një gruaje nga lumi Osum, për çfarë dyshohet

Nxirret trupi i pajetë i një gruaje nga lumi Osum, për çfarë dyshohet

Trupi i pajetë i një 58-vjeçareje, është gjetur në Berat dhe dyshohet se ajo është vetëmbytur në lumin Osum. Sipas policisë, familjarët kanë nxjerrë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje trupin e pajetë të gruas. Sipas deklarimit të familjarëve, shtetasja vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe ishte larguar nga banesa prej ditës së djeshme rreth orës 19:00. Berat/Informacion paraprak: Rreth orës 07:40, është nxjerrë nga familjarët, nga ujërat e lumit Osum, trupi i pajetë i shtetases M. M., 58 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëmbytur në lumë. Sipas deklarimit të familjarëve, shtetasja vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe ishte larguar nga banesa, dje, rreth orës 19:00. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin...