Numri i përdoruesve celularë ra përsëri në tremujorin e tretë 2025
foto ilustruese TIRANË- Numri i përdoruesve të telefonisë celulare pësoi përsëri rënie në tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), numri total i pajtimtarëve (i shprehur si numër i kartave SIM) ra në 3.39 milionë, 10.2% më pak krahasuar me një vit më parë. Edhe numri i përdoruesve aktivë (që kanë përdorur numrin e tyre në tre muajt e fundit) ra në 2.75 milionë, 2.1% më pak krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Në fakt, ulja e numrit të përdoruesve të telefonisë celulare duket të jetë edhe një tendencë afatgjatë. Në harkun e një dekade, numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare ka rënë me afërsisht 30%. Në afatin e gjatë,...
Burimi:
zeri.ai