Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka kërkuar zyrtarisht Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, Ilir Përdeda. Në shkresën e firmosur nga Lamallari argumentohen shkeljet që ka kryer gjyqtari. Konkretisht gjyqtari Ilir Përdeda nuk ka zbardhur prej një viti vendimin e arsyetuar duke penguar në këtë mënyrë palët (në rastin konkret ankuesin), që të realizojnë një ankim efektiv ndaj atij vendimi. “Moszbardhja e vendimit të arsyetuar nga ana e gjyqtarit prej 1 viti, përbën një vonesë të konsiderueshme, e cila ka penguar palët (në rastin konkret ankuesin), që të realizojnë një ankim efektiv ndaj atij vendimi. Duke mos patur palët vendimin e arsyetuar të gjykatës, kryerja e ankimit vështirësohet,...