“Nuk rrëzohet qeveria dhe mbreti me një protestë”/ Alizoti: Berisha duhet të godasë më fort!

“Nuk rrëzohet qeveria dhe mbreti me një protestë”/ Alizoti: Berisha duhet të godasë më fort!

Deputeti demokrat Tomor Alizoti komentoi sot edhe zhvillimet e fundit politike, situatën brenda selisë blu dhe strategjinë e protestave të opozitës. I pyetur në lidhje me problematikat që ka pasur PD-ja vitet e fundit, përplasjet brenda saj dhe fryma e bashkimit, ligjvënësi ndau mendimin se ai nuk sheh njeri tjetër në parti si drejtues përveç Sali Berishës. Por vuri në dukje se regjimi është aq i dhunshëm sa po të ishte dikush tjetër në krye të PD-së, po aq shumë do të përbaltej e sulmohej nga makineria e pushtetit. “Unë nuk shikoj PD pa Berishën, sot e shoh PD-në me Berishën. Por mendoj se Berisha duhet të godasë më fortë. Unë mendoj se nesër edhe sikur të vij dikush tjetër në PD, do ketë të...