“Nuk përcolla dot nënën”/ Protestë për rrugën në varreza, ankohen banorët e Cakranit: Terren i vështirë, nuk çojmë dot arkëmortet

“Nuk përcolla dot nënën”/ Protestë për rrugën në varreza, ankohen banorët e Cakranit: Terren i vështirë, nuk çojmë dot arkëmortet

Banorët e fshatit Cakran i Ri në bashkinë Fier kanë ngritur paraditen e sotme problematikën e rrugës së pakalueshme të varrezave, çka vështirëson përcjelljen me dinjitet të njerëzve të dashur për në banesën e fundit. Ata pohojnë se segmenti rrugor prej 700 metrash, tërësisht i amortizuar në të gjithë gjatësinë e tij, nuk ka njohur kurrë investime, duke i detyruar banorët ta mbajnë në krah njeriun e tyre të dashur, duke ecur në një terren të vështirë. Ata pohojnë gjithashtu se përballë kësaj situate janë ankuar shpeshherë, por deri më sot situata mbetet e pandryshueshme. Të vetmen rrugëzgjidhje ata kanë parë solidarizimin për të investuar privatisht si fshat, për të mos e bërë përcjelljen e të ndjerit për në banesën e fundit një mision gati...