Nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja, psikologia dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

Nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja, psikologia dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

Një mësuese, psikologe dhe oficere e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë janë proceduar për ‘shpërdorim detyre’. Kallëzimi është bërë nga nëna e një nxënësi pasi, dyshohet se punonjëset e shkollës nuk ndërhynë për të parandaluar një konflikt në shkollë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetaset E. H., 56 vjeçe, O. Zh., 42 vjeçe dhe A. I., 42 vjeçe, përkatësisht mësuese, psikologe dhe oficere sigurie, në një shkollë publike 9-vjeçare, pasi ka kallëzuar nëna e një nxënësi, se këto shtetase nuk kanë ndërhyrë për parandalimin dhe administrimin e një konflikti në shkollë, në të cilin janë përfshirë djali i saj dhe bashkëmoshatarë të tij.“, thuhet në...