“Nuk na befasoi”/ Zgjedhjet e Rames për drejtuesit politikë të qarqeve, gazetarja: Shoh disa emra që…

“Nuk na befasoi”/ Zgjedhjet e Rames për drejtuesit politikë të qarqeve, gazetarja: Shoh disa emra që…

Gazetarja Alba Alishani ka komentuar zgjedhjet e Ramës për drejtuesit politikë në qarqe. E ftuar në një studio televizive ajo është shprehur se Kryeministri kësaj radhe nuk ka befasuar dhe se nuk sheh asnjë logjikë politike në këto zgjedhje dhe asnjë kalkulim matematikor. “Atipike ndoshta për përzgjedhjet e lokacioneve, por tipike për vendimmarrjet. Nuk shoh elementë befasie. Nuk ka arritur të na befasojë këtë radhë Kryeministrie, pavarësisht se ai e bën, të paktën në përzgjedhjet e emrave ose në rotacionet, riciklimet apo në dorëheqjet e detyruara që ndonjëherë kanë ndodhur. Ato kanë qenë befasitë e drejtpërdrejta, që ndonjëherë, njerëzit e tij i kanë marrë aty, në takime apo përmes ekraneve televizive. Kësaj radhe jo, sepse konsideroi që etiketa ose mbiemri që është ideal për Partinë...