‘Nuk mund të ndryshojë ligjet pa konsultim publik’, “France 24”: Dua Lipa sfidon qeverinë për protestat

‘Nuk mund të ndryshojë ligjet pa konsultim publik’, “France 24”: Dua Lipa sfidon qeverinë për protestat

France 24 i ka kushtuar një artikull protestave në Shqipëri kundër projektit për ndërtimin e një resorti luksoz në një zonë natyrore të mbrojtur në bregdet, projekt i lidhur me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan Donald Trump, dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner. Sipas medias franceze, protestat kanë nisur që prej fundit të muajit maj, ndërsa kundërshtimi ndaj projektit është kthyer në një simbol të pakënaqësive më të gjera për transparencën e qeverisë dhe mënyrën e menaxhimit të zonave të mbrojtura. Në artikullin e saj, France 24 sjell edhe reagimin e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, e cila gjatë podcastit të saj Service95 Book Club, në një bisedë me shkrimtaren shqiptare Lea Ypi, tha se ndan shqetësimet e protestuesve. “Ajo që më shqetëson...