“Nuk kam ku të mbytem”, rehabilitimi i kanalit kullues shkakton probleme me strehimin për banorët në Durrës

“Nuk kam ku të mbytem”, rehabilitimi i kanalit kullues shkakton probleme me strehimin për banorët në Durrës

Rehabilitimi i kanalit kullues në zonën e Urës së Dajlanit në hyrje të Durrësit ka krijuar probleme strehimi për banorët në zonë që preken nga kjo ndërhyrje. Ditën e sotme përfaqësues të familjeve kanë mbërritur pranë bashkisë së Durrësit dhe kanë kërkuar zgjidhje të situatës, ndërsa fadromat e IKMT-së kanë ndërhyrë në prishjen e objekteve. “M’u prish shtëpia sa më erdhi letra, pa na lënë afat për të hequr placckat. Jetoj po aty, jashtë e sëmurë dhe me djalin që ka 4 fëmijë.  Kërkoj ndihmë nga bashkia”, shprehet një nga banorët. “Strehim nuk kam, gjë nuk kam. Asnjë masë nuk kanë marrë. Këta thonë kërkoni nga Qeveria. Nuk kam ku të mbytem. Kam fëmijët rrugëve”, tha një qytetar. “Të parën baraken time kanë shembur. Nuk...