“Nuk kam asnjë qindarkë të paligjshme”, avokati publikon analizën financiare të ish-presidentit Meta

“Nuk kam asnjë qindarkë të paligjshme”, avokati publikon analizën financiare të ish-presidentit Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lëshuar një deklaratë të fortë publike, ku ka rrëzuar të gjitha akuzat e Prokurorisë së Posaçme duke e cilësuar procesin ndaj tij një “farsë gjyqësore”, të bazuar në “të pavërteta dhe falsifikime”.  Në një letër të lexuar nga Sekretai i Përgjithshëm i kësaj force politike, Tedi Blushi, Meta ka mohuar çdo akuzë për çështjet “CEZ-DIA”, lobimin në SHBA dhe fshehjen e pasurisë, duke theksuar se pas tetë vitesh hetime, ndaj tij nuk ekziston asnjë provë apo fakt penal. Duke e nisur me procesin hetimor, Meta pretendoi se prokurorët nuk i kanë vënë në dispozicion të gjitha aktet e dosjes dhe i kanë paraqitur dëshmi të cunguara, duke e quajtur të gjithë procesin pa asnjë lidhje me drejtësinë....