Nuk ka tolerancë! Bizneset në vëzhgim, Drejtoria e Doganave paralajmëron për zbatim rigoroz, ja çfarë duhet ditur

Nuk ka tolerancë! Bizneset në vëzhgim, Drejtoria e Doganave paralajmëron për zbatim rigoroz, ja çfarë duhet ditur

foto ilustruese TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka dalë më një paralajmërim të drejtpërdrejtë për bizneset për zbatimin rigoroz të rregullave që lidhen me regjimin e Magazinimit Doganor, nisur nga shqetësimet e ngritura nga strukturat e kontrollit dhe mbikëqyrjes.  Përmes një njoftimi publik, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka kërkuar nga degët doganore dhe operatorët ekonomikë respektimin e procedurave për hyrjen, mbikëqyrjen dhe daljen e mallrave nga magazinat doganore. Qëllimi është të garantohet ligjshmëria, transparenca dhe mbrojtja e interesave ekonomike të vendit. "Drejtoria e Përgjithshme e Doganave rikujton operatorët ekonomikë për zbatimin rigoroz të rregullave që lidhen me regjimin e Magazinimit Doganor. Respektimi i procedurave për hyrjen, mbikëqyrjen dhe daljen e mallrave nga magazinat doganore është thelbësor për garantimin e ligjshmërisë, transparencës dhe mbrojtjen e interesave ekonomikë e financiarë të...