Nuk ka më viza në pasaportë, vendimi që mori Britania e Madhe
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka njoftuar se sistemi britanik i emigracionit po hyn në një fazë të re dixhitalizimi. Duke nisur nga ky fund muaji, të gjithë vizitorët që kanë nevojë për vizë për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar do të pajisen me vizë elektronike, e njohur si eVisa, duke zëvendësuar përfundimisht vizat e printuara në pasaportë. Sipas njoftimit zyrtar, eVisa është një regjistrim dixhital që përmban të dhënat e identitetit dhe statusit të imigracionit të personit, përfshirë llojin e vizës apo lejen e qëndrimit. Ajo përfshin gjithashtu kushtet e qëndrimit, si të drejtën për të punuar apo studiuar në Mbretërinë e Bashkuar. Autoritetet britanike bëjnë të ditur se vizat elektronike do të zëvendësojnë gradualisht të gjitha dokumentet fizike të imigracionit....
Burimi:
kohajone.com