NUK KA DRITE JESHILE PER LIDERIN E RI TE IRANIT

NUK KA DRITE JESHILE PER LIDERIN E RI TE IRANIT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se lideri i ri suprem i Iranit nuk do të zgjasë shumë në pushtet nëse nuk merr miratimin e Washington-it. Në një intervistë për ABC News, Trump u pyet për pasuesin e mundshëm të liderit të vrarë iranian, Ali Khamenei. Ai u shpreh se kushdo që do të zgjidhet për këtë post “nuk do të zgjasë shumë” nëse nuk merr më parë një lloj aprovimi nga SHBA. “Nëse ai nuk merr miratimin tonë, nuk do të zgjasë shumë”, tha Trump për ABC News. Presidenti amerikan shtoi se qëllimi i tij është të shmangë përballje të përsëritura me Iranin në të ardhmen. “Ne duam të sigurohemi që të mos duhet të kthehemi çdo 10 vjet për të njëjtën...