Nuk i trajtoi mbetjet sipas ligjit, 2 mln lekë gjobë për pikën e grumbullimit në Elbasan, nën hetim administratori (EMRI)

Nuk i trajtoi mbetjet sipas ligjit, 2 mln lekë gjobë për pikën e grumbullimit në Elbasan, nën hetim administratori (EMRI)

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal ndaj 38-vjeçarit Mariglen Hasa, administror i një kompanie grumbullimi mbetjesh me përmbajtje metalike. Sipas njoftimit të policisë, në këtë kompani janë konstatuar mbetje që nuk ishin trajtuar sipas legjislacionit në fuqi. Subjekti në fjalë është gjobitur me 2 milione lekë për shkeljet e konstatuara nga grupi i inspektimit.  Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., 38 vjeç, banues në Elbasan. Në subjektin që ai administron, për grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve me përmbajtje metalike, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, u konstatuan mbetje që nuk ishin trajtuar sipas legjislacionit në...