Nuk i deklaruan në kufi/ Sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë, procedohen 2 persona
Paratë e sekuestruara GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 25,950 euro të padeklaruara në pikën kufitare në Kakavijë. Sipas Policisë, në lidhje me rastin janë proceduar penalisht dy persona F. V 60-vjeç., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 10 950 euro dhe M. J., 54-vjeçe të cilës iu gjetën në çantë, 15 000 euro që ajo nuk i kishte deklaruar. “Sekuestrohen 25 950 euro, procedohen penalisht 2 shtetasit që i posedonin dhe nuk i deklaruan në kufi. Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, janë goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave. Konkretisht, në dalje të RSh-së,...
Burimi:
zeri.ai