Nuk heq dorë nga grabitjet 38-vjeçari nga Korça, arrestohet sërish për vjedhjen e 5 banesave në qytet

Nuk heq dorë nga grabitjet 38-vjeçari nga Korça, arrestohet sërish për vjedhjen e 5 banesave në qytet

Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes së banesave në qytet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i tyre, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, identifikuan, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin: E. B., 38 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autori i dyshuar i vjedhjes së banesës së shtetasit Gj. M. (rezident në Greqi), ngjarje e ndodhur më datë 10.01.2026, në lagjen nr. 3, Korçë, ku janë vjedhur sende të ndryshme. Gjithashtu, nga hetimet...