“Nuk garantohet liria e shprehjes”/ Organizatat e mediave u bën thirrje deputetëve: Mos e votoni projektligjin për shpifjen

“Nuk garantohet liria e shprehjes”/ Organizatat e mediave u bën thirrje deputetëve: Mos e votoni projektligjin për shpifjen

Organizatat e mediave kanë reaguar sot lidhur me nevojën për dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes në Kodin e ri Penal të Republikës së Shqipërisë. Në një deklaratë para Kuvendit pak para nisjes së seancës plenare, ata u kanë bërë thirrje deputetëve, të mos i votojnë ndryshimet pasi nuk përmbushin standardet e Bashkimit Europian. “Çdo përpjekje për të rregulluar profesionin sjell pasiguri juridike dhe frenon lirinë e shprehjes. Kjo nismë frenon edhe aktivistët e shoqërisë civile për t’u shprehur. Këto nuk janë shqetësime vetëm tonat, por edhe të shumë strukturave të tjera. Duam të theksojmë se reforma për dekriminalizimin nuk i zgjidh të gjitha sfidat. Kërkohet një reformë më e gjerë, që përfshin kushte më të mira pune dhe mbrojtje nga presionet politike. Kërkohet...