“Nuk është paraqitur në detyrë”! Avokati i Ballukut: SPAK të provojë pretendimet se rrezikon të prishë provat
Ardian Kalija TIRANË-Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, avokati i saj mbrojtës i ka kërkuar prokurorisë të provojë pretendimet se Balluku rrezikon që të prishë provat hetimore. Avokati Ardian Kalija se Balluku ka zbatuar masën dhe nuk është paraqitur më në detyrë dhe se ka dorëzuar dokumentet personale. Avokati, Ardian Kalija: Prokuroria ka detyrimin që të provojë kushtet që Belinda Balluku po tenton të largohet nga vendi në një kohë kur kërkon zëvendësimin. Ajo ka zbatuar masën dhe nuk është paraqitur në detyrë. Zonja ka dorëzuar menjëherë çdo dokument personal. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës.
Burimi:
zeri.ai