“Nuk është Florjan Binaj, është mjeku Ilir Alimehmeti kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës”
Analisti Arjan Curri është shprehur në “Top Story” se opozita do të zgjedhë Ilir Alimehmetin si kandidat për zgjedhjet lokale në Tiranë vitin e ardhshëm. Sipas Currit, nuk do të jetë Florian Binaj, por sipas tij, kandidatura është mjeku Ilir Alimehmeti, figura me votëmbledhëse në Tiranë. Mjeku tiranas kur kandidoi në Tiranë mori, pa mbështetje, mbi 19 mijë vota. Sondazhet tregojnë se ai ka marrë vota edhe nga e majta. Ndaj Tirana do të jetë një përplasje titanësh, e ku fituesi vështirë se parashikohet. Burime të rezervuara nga PS treguan se kryeministri Rama mund të nxjerrë një emër tjetër për Tiranën në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, ajo e Arbër Hajdarit. Përballja Ilir Alimehmeti me Arbër Hajdarin do të jetë deri në minutën e...
Burimi:
kohajone.com