“Nuk e kemi parë të shqetësuar”/ Vrasja në Mirditë, pyeten familjarët e viktimës: Nuk kemi konflikte me askënd
Vrasja e 45-vjeçarit Valter Lleshi në Reps të Mirditës vijon të mbetet pa autorë dhe pa një shkak të qartë. Veprimet hetimore dhe dëshmitë e mbledhura deri më tani kanë ndihmuar vetëm në rindërtimin e lëvizjeve të viktimës para atentatit. Sipas asaj që është mësuar deri më tani, Lleshi kishte dalë nga banesa e tij në Rrëshen rreth orës 06:00 dhe, së bashku me një koleg pune, ishte nisur drejt kompanisë në Reps, ku punonte. Rreth dy kilometra para vendit ku ndodhi krimi, kolegu i tij ka zbritur në një lokal, ndërsa 45-vjeçari ka vijuar rrugën i vetëm drejt vendit të punës, për t’u ndeshur me pritën që i mori edhe jetën. Familjarët e viktimës, të marrë në pyetje nga grupi hetimor, kanë deklaruar se...
Burimi:
sot.com.al