“Nuk e kemi lënë vetëm” – bisedat sekrete në SKY ECC që paralajmëruan arratisjen e Altin Ndocit

“Nuk e kemi lënë vetëm” – bisedat sekrete në SKY ECC që paralajmëruan arratisjen e Altin Ndocit

Altin Ndocin nuk e kishte lënë në harresë organizata Çopja. Ky fragment shkruhet në dosjen e Çopjave teksa i dyshuari po përballej me drejtësinë për episode të tjera dhe të tjerë që gjendeshin jashtë flasin në SKY ECC se si ta lirojnë gjuajtësin sepse kishin mbetur pa qitës. Në dosjen hetimore, sipas TCH kuptohet se si përpara se Altin Ndoci ta bënte fakt arratisjen gati 5 vjet nga këto biseda në SKY ECC, anëtarët e organizatës Çopja ku dyshohet se ai bën pjesë shfaqeshin shumë të shqetësuar për arrestimin  tij. Ndoci lakohet me nofkën “kokë çami” dhe siç përmend SPAK anëtarët flasin jo vetëm si ta lirojnë me çdo kusht, por edhe të mbulonin shpenzimet familjare deri dhe pagesat për avokatët. SPAK e cilëson këtë...