Nuk duhet të bezdisim njeri’/ Si i zbutën Inspektoriatet sanksionet përpara zgjedhjeve

Nuk duhet të bezdisim njeri’/ Si i zbutën Inspektoriatet sanksionet përpara zgjedhjeve

  Gjatë gjithë pranverës, ndërsa kandidatët për deputet bënin fushatë duke kërkuar votën e qytetarëve, Policia Bashkiake u bë gati e padukshme nëpër rrugët e kryeqytetit. Pas zgjedhjeve, pa paralajmërim, gjithçka ndryshoi dhe gjobat nisën të grumbulloheshin menjëherë sa u mbyllën kutitë e votimit.     “Nuk më luajti njeri deri në maj,” thotë Alma, një grua 43-vjeçare, banore e lagjes Kodra e Diellit, e cila ka marrë 5 gjoba për parkim të gabuar dhe duhet të paguajë 7,800 lekë së bashku me kamatëvonesat. “Nga muaji qershor e tutje, qenkam gjobitur sa herë kam parkuar,” shfryu ajo, ndërsa rrinte në radhë në sportelin e postës nr. 8 në Tiranë. Si shumë qytetarë të Tiranës, Alma dyshon se disiplina e Policisë Bashkiake për të vendosur gjoba...