‘Nuk duhet të bezdisim njeri’, inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve të 11 majit

‘Nuk duhet të bezdisim njeri’, inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve të 11 majit

Gjatë gjithë pranverës, ndërsa kandidatët për deputet bënin fushatë duke kërkuar votën e qytetarëve, Policia Bashkiake u bë gati e padukshme nëpër rrugët e kryeqytetit. Pas zgjedhjeve, pa paralajmërim, gjithçka ndryshoi dhe gjobat nisën të grumbulloheshin menjëherë sa u mbyllën kutitë e votimit. “Nuk më luajti njeri deri në maj,” thotë Alma, një grua 43-vjeçare, banore e lagjes Kodra e Diellit, e cila ka marrë 5 gjoba për parkim të gabuar dhe duhet të paguajë 7,800 lekë së bashku me kamatëvonesat. “Nga muaji qershor e tutje, qenkam gjobitur sa herë kam parkuar,” shfryu ajo, ndërsa rrinte në radhë në sportelin e postës nr. 8 në Tiranë. Si shumë qytetarë të Tiranës, Alma dyshon se disiplina e Policisë Bashkiake për të vendosur gjoba në kryeqytet varet...