“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë
Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur për kritikat e tij ndaj lidershipit të Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Salianji komentoi edhe deklaratën e Berishës. Ky i fundit ka thënë se Salianji, gjatë një takimi në banesën e tij, i kishte thënë se duhet të firmoste, për të dalë nga burgu, një deklaratë se nuk do e vriste Fatmir Xhafajn. Në përgjigjen e tij, Salianji u shpreh se kjo është vetëm një shpifje. Ai shtoi se nuk ka zgjedhur që të godasë as Berishën e as ndonjë figurë tjetër të Partisë Demokratike nën brez, duke shtuar se nëse vijohet me biseda që janë private, mund të nxjerrë shumë “të palara” sheshit. Salianji deklaroi se Partia Demokratike nuk është pronë private. Ai tha...
Burimi:
gijotina.com