“Nuk do e lejojmë”/ Banorët e fshatrave të Bulqizës ‘nuk mbajnë më’, hyjnë me forcë në Bashki
Gjatë ditës së sotme dhjetëra banorë të fshatrave Koçaj, Kokërdhak, Kodra e Dani, u mblodhën para Bashkisë së Bulqizës për ndërtimin e HEC-it ‘Shytaj’. Këtë premte në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ishte parashikuar pika për heqjen nga fondi pyjor e kollutave të gjurmës ku do të kalonte rrjeti i tubacionit dhe ndërtimi i godinës. Banorët hynë me forcë në ambientet e bashkisë për t’i kërkuar këshillit bashkiak të mos e votojë. Pas kësaj situate ata u pritën në takim nga Kryetarja e Bashkisë Festime Mjeshtri, pa praninë e mediave. Pas takimit banorët u shprehën se morën premtim mbështetje nga kryebashkiakja, ndërsa deklarojnë se do ta bllokojnë me çdo çmim ndërtimin e HEC-it. “Po bëjmë protestë se po na marrin malin dhe ujin. Kemi pesë vjet...
Burimi:
sot.com.al