Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 3 zyrtarë të IMT-së (EMRAT)
foto ilustrim: Prokuroria e Tiranës-imt TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka pezulluar nga detyra dy inspektorë dhe përgjegjësin e tyre të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, pasi nuk kanë denoncuar ndërtimet pa leje që kryheshin në zonën e Selitës në Tiranë. Tre zyrtarët e IMT, Egnant Musaj, Shkëlqim Gaçi dhe Virgjil Shehaj, janë pezulluar si të dyshuar për veprën e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim. Sipas njoftimit të Pokurorisë, nga hetimet rezultoi e provuar se në rrugën “Valentina Pistoli”, në Selitë, Tiranë, po kryheshin punime të dyshuara pa leje nga shtetasi D.G. Dy inspektorët dhe përgjegjësi i tyre nuk pasqyruan faktin se në rastin konkret kishim të bënim me një ndërtim të paligjshëm, dhe as nuk informuan Kryeinspektorin për marrjen e masave, prishje të ndërtimit apo gjobë. Ndërtimi...
Burimi:
zeri.ai