Nuk deklaruan paratë në kufi, sekuestrohen gati 26 mijë euro në Kakavijë, procedohen dy persona

Nuk deklaruan paratë në kufi, sekuestrohen gati 26 mijë euro në Kakavijë, procedohen dy persona

Goditet një tjetër rast i mos deklarimit të parave në kufi. Në pikën kufitarë të Kakavijë, u sekuestruan 25,950 euro, si dhe u proceduan dy persona që i posedonin. Konkretisht, në dalje të RSh-së, u kaluan për kontroll në vijë të dytë, shtetasit: -F. V., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 10 950 euro që ai nuk i kishte deklaruar;-M. J., të cilës iu gjetën në çantë, 15 000 euro që ajo nuk i kishte deklaruar. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasit F. V., 60 vjeç, banues në...