Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Nuk arkëtuan 442 mijë euro nga taksat e parkingut, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dy drejtoreshat e Bashkisë dhe drejtorin e DVKT
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen A.H., Drejtoreshë e Përgjithshmë të Taksave dhe Urbanistikës, shtetasen A.C., Drejtoreshës së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier si dhe shtetasin V.Ç. për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga nenet 248 dhe 245/1 të Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.68 të vitit 2025, të regjistruar kryesisht për këto dy vepra penale, rezultoi e provuar se, e pandehura A.H., në cilësinë e Drejtoreshës së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës në Bashkinë Fier, nuk ka marrë masat për vendosjen e kasës fiskale në sistemin e parkimit të Bashkisë, duke lejuar shmangien nga pagimi...