Nuk arkëtuan 400 mijë euro taksa/ Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre zyrtarët e Bashkisë, zbardhen akuzat

Nuk arkëtuan 400 mijë euro taksa/ Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre zyrtarët e Bashkisë, zbardhen akuzat

adela hysenaj-prokuroria fier FIER: Porkuroria e Fierit ka dërguar për gjykim 3 zyrtarë të bashkisë së Fierit për shpërdorim detyre, pasi nuk arkëtuan mbi 400 mijë euro nga taksat e parkingut publik që administron bashkia.  Bëhet fjalë për Adela Hysenaj, Drejtoresha e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës, e cila sipas hetimeve, nuk ka marrë masat për vendosjen e kasës fiskale në sistemin e parkimit të Bashkisë. Anisa Cjapi, Drejtoresh e Taksave dhe Tarifave vendore, ka realizuar faturime fiktive të subjekteve, duke i taksuar ata me taksa në vlerë më të ulët se ajo për të cilën ata duhej të taksoheshin.  Ndërkohë, Drejtori i DVKT Rajoni Jugor, Vasil Çeku, ka detyruar inspektorët të kryejnë një kontroll në një subjekt tregtar pa urdhër pune, dhe më pas nuk ka...