Një tjetër rast në kryeqytet: Neo 4-vjeç humbet në Tiranë, policia apelon prindërit

Një tjetër rast në kryeqytet: Neo 4-vjeç humbet në Tiranë, policia apelon prindërit

4-vjeçari Neo TIRANË- Rastet e humbjes së fëmijëve në kryeqytet duket se po përsëriten gjithnjë e më shpesh, duke ngritur shqetësim te qytetarët dhe autoritetet. Një tjetër rast është është shënuar së fundmi në zonën e Shallvaret, ku një fëmijë i mitur është gjetur duke ecur i vetëm në rrugë. Një fëmijë 4-vjeçar, i identifikuar si Neo, është gjetur duke ecur i vetëm në zonën e Shallvaret, ndërsa kërkonte gjyshin e tij. Qytetarët që e kanë gjetur të vetëm e kanë shoqëruar menjëherë tek efektivët e policisë. Mësohet se aktualisht, i mituri ndodhet pranë Ambasada Ruse, nën kujdesin e uniformave blu. Ndërkohë, autoritetet bëjnë apel që prindërit të paraqiten për ta marrë, ose në të kundërt, fëmija do të shoqërohet në Komisariatin nr. 2.