Një skemë mafioze/ Si u zbyth qeveria nga referencat e bregdetit për të favorizuar ndërtuesit e resorteve

Një skemë mafioze/ Si u zbyth qeveria nga referencat e bregdetit për të favorizuar ndërtuesit e resorteve

Klodian TomorriQeveria e bllokoi për gati dy vjet rivlerësimin e pronave të qytetarëve me sebepin se duhej të miratoheshin çmimet e reja të referencës për rrethet e Shqipërisë, veçanërisht zonat bregdetare.“Pati një nismë për të bërë rivlerësim të pronave, me një normë të reduktuar. Ministria e Financave gjykon që përpara se të vijojë me këtë proces, do duhej që të ripërcaktoheshim çmimet e referencës së pronave për të gjithë territorin shqiptar, përveç Tiranës e cila e ka të azhornuar,” deklaroi ministri i Financave Petrit Malaj në shkurt të vitit 2025.Por kur më në fund ligji i rivlerësimit u votua nga Kuvendi dhe hyri në fuqi muajin e kaluar, sebepi që mbajti peng dy vjet rishitjen e pronave u zhbë pa zhurmë.Qeveria nuk miratoi çmime të...