Një samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

Një samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

Deputetja e PS-së, Sara Mila në kuadër të turit rajonal “EUth Balkans-Regional Youth Consultation Tour” ka takuar kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku vëmendje e veçantë iu kushtua krijimit të mundësive konkrete për të rinjtë si dhe rolit të tyre në ndërtimin e politikave publike. Gjatë vizitës së saj në Preshevë, deputetja Mila takoi dhe të rinjë të kësaj komune ku në fokus të diskutimeve ishte përfshirja e tyre në proceset e vendimmarrjes, fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe shfrytëzimin e mekanizmave evropianë për zhvillim të qëndrueshëm. Deputetja Mila ndau përvojën personale në rrugëtimin e saj politik duke vënë në dukje se angazhimi si deputete lidhet edhe me mbështetjen e brezit të ri. “Njerëzit patën besimin që një vajzë e re, një format i...