“Një plagë që nuk u shërua kurrë”, humbi 7 anëtarët e familjes gjatë tërmetit të 2019, ndahet nga jeta Alfred Cara

“Një plagë që nuk u shërua kurrë”, humbi 7 anëtarët e familjes gjatë tërmetit të 2019, ndahet nga jeta Alfred Cara

Në vitin 2019 emri i tij u bë pjesë e të gjitha mediave, ndërsa mbi supe mbante peshën e rënde të tragjedisë së 26 nëntorit, kur 7 anëtarë të familjes së tij humbën jetën tragjikisht. Albert Cara ishte i vetmi në familjen e tij që mbijetoi pas shembjes së banesës së tyre nga lëkundjet e forta të tërmetit në Thumanë. Pas 7 vitesh vuajtje dhe dhimbje, sot Cara është shuar pas një arresti kardiak. Lajmin e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale familjarë të tij. “Sot u nda nga jeta Albert Cara… një zemër që mbajti brenda dhimbjen më të madhe që mund të përjetojë një njeri. Në tërmetin tragjik të 26 Nëntorit ai humbi gjithë familjen e tij. Një plagë që nuk u...