Një person konfliktohet me dy shtetase nga Venezuela në Fier, policia nis hetimin për zbardhjen e ngjarjes

Një person konfliktohet me dy shtetase nga Venezuela në Fier, policia nis hetimin për zbardhjen e ngjarjes

Dy shtetase venezueliane janë konfliktuar pasditen e sotme me një qytetar fierak, i cili pas zënkës i ka përplasur derën në fytyrë njërës prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës”, ndërkohë që paraprakisht mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Ato kanë kërkuar ndihmën e policisë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave të rastit. Top Channel