‘Një përgjigje për deputetin e linjës 0900’, Noka i kthehet Ballës: Do ju çmontojmë një e nga një
Pak pasi ka përfunduar votimi i rezolutës për shpalljen e Iranit shtet terrorist vetëm me kartonët e mazhorancës socialiste, deputeti demokrat Flamur Noka i është përgjigjur kreut të grupit të PS, Taulant Balla, i cili shprehu keqardhjen për bojkotin e PD-së ndaj seancës në Parlament. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, tha se nuk ka mbajtur kurrë një seancë të tillë për miratimin e procesverbaleve dhe se mazhoranca nuk do mundet kurrë që “ta përdorë PD për fasadë apo që ta marrë peng”. Në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, ligjvënësi demokrat e cilëson si “një përgjigje për deputetin e linjës 0900”, duke ironizuar dhe akuzuar Ballën si për deklaratën fyese që bëri në Kuvend një seancë më parë ndaj deputetes Albana Vokshi, por...
Burimi:
gijotina.com