Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Një parajsë e vogël”/ Media italiane emision për Shqipërinë: Pse pensionistët tanë zgjedhin bregdetin shqiptar për të jetuar
Gjithnjë e më shumë pensionistë italianë po zgjedhin të largohen nga Italia në kërkim të një jete më të përballueshme dhe më të qetë. Shqipëria, veçanërisht qyteti i Durrësit, është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara, falë kostos së ulët të jetesës dhe klimës së favorshme. Ky fenomen është raportuar nga korrespondentja e emisionit italian “È sempre Cartabianca” në Tgcom.24, e cila ka takuar disa pensionistë italianë që janë vendosur prej kohësh në bregdetin shqiptar. “Për mua, ky vend është një parajsë e vogël”, shprehet Carmine Iampietro, 75 vjeç, i cili jeton prej kohësh në Shqipëri dhe ka themeluar edhe një shoqatë për të ndihmuar pensionistë të tjerë italianë të bëjnë të njëjtën zgjedhje. “Pas 48 vitesh pune dhe kontributesh, dua më në...