Një muaj e gjysmë ‘luftë’ për tokat! Banorët e Rrjollit vijojnë protestën: Do të rezistojmë derisa drejtësia të flasë!
Banorët e Rrjollit VELIPOJË- Banorët e Rrjollit po protestojnë dhe mbrojnë tokat e tyre tashmë prej një muaj e gjysmë. Ata kërkojnë ndalimin e punimeve dhe zgjidhje nga drejtësia për çështjen e pronës, ndërsa paralajmërojnë se do ta vazhdojnë rezistencën deri sa drejtësia të japë qëndrim e saj mbi këtë çështje. Njëra prej banorëve të Rrjollit theksoi se problemet mund të jenë shumë të mëdha nëse drejtësia nuk vepron. Ajo bëri thirrje për biznesmenin Bashkim Ulaj që të ndalë punimet derisa të ketë një vendim, ndërsa ish-drejtori i Kadastrës, Fatmir Shpellzaj, të heqq dorë nga prokurat që janë falsifikuar dhe t’u japë banorëve të drejtën e tyre. Banorja po ashtu kritikoi veprimet e vazhdueshme të policisë, duke u ndaluar tek protesta e të shtunës, ku u regjistruan incidente...
Burimi:
zeri.ai