Një i vrarë me thikë dhe një i plagosur në Tiranë, detajet nga ngjarjet e rënda. Policia identifikon autorët
Dy ngjarje të rënda kanë tronditur kryeqytetin pasditen e kësaj të premteje. Në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, është vrarë me thikë 31-vjeçari Egli Pashollari, i cili dyshohet se pas një konflikti të çastit, është sulmuar nga një grup të rinjsh. Ai nuk i mbijetoi dot plagëve të marra, duke humbur jetën kur ka mbërritur në spital. Në harkun kohor të 10 minutave, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në rrugën e Kavajës, ku 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku ka mbetur i plagosur, gjithashtu pas një konflikti të çastit. Sipas njoftimit të policisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 17:39 Plagosja me armë zjarri e 34-vjrçarit në ‘Rrugën e Kavajës’, ja kush është personi që plagosi Akil Kokaxhiun 10 minuta pasi Egli Pashollari u vra me thikë, një...
Burimi:
top-channel.tv