Një i mitur u godit me thikë/ Nxënësit e gjimnazit në Delvinë dalin në protestë: Nuk futemi në mësim pa u marrë masat
Nxënës të gjimnazit “Sulejman Delvina” kanë protestuar sot përpara ambienteve të Komisariatit të Policisë në Delvinë, pas një incidenti të rëndë të ndodhur në shkollën e tyre. Protesta vjen pas një përplasjeje mes dy nxënësve që përfundoi me përdorimin e një thike, ku një prej tyre është goditur në shpatull. Sipas nxënësve, situata problematike në shkollë është denoncuar disa herë më parë në drejtori, por pa u marrë masa konkrete për ta parandaluar përshkallëzimin e saj. Edhe pse është pranuar se një nga nxënësit kishte sjellje problematike, ata thonë se nuk është ndërhyrë në kohë për të shmangur incidentin. Ngjarja ka nisur brenda ambienteve të shkollës dhe më pas është agravuar pasi nxënësit janë larguar nga mjediset e saj. Sipas dëshmive të nxënësve, prindërit nuk...
Burimi:
gijotina.com