Një 22-vjeçar rrezikon jetën gjatë ndihmës për RENEA-n, shpëtohet në kohë

Një 22-vjeçar rrezikon jetën gjatë ndihmës për RENEA-n, shpëtohet në kohë

Është shpëtuar 22-vjeçari që kishte mbetur i bllokuar pasi u fut në lumin Osum për t’i ardhur në ndihmë forcave RENEA gjatë kërkimeve për trupin e 45-vjeçarit Ilir Kurti. Xhuljano Kaloti qëndroi i bllokuar në ujë që nga mesdita e së shtunës, dhe përpjekjet fillestare për ta nxjerrë nga zona kishin dështuar. Fatmirësisht, mëngjesin e së dielës i riu u shpëtua dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, është i vetëdijshëm dhe aktualisht po mbahet nën kujdesin e stafit mjekësor. “Në koordinim me strukturat vendore, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) drejtori operacionin e kërkim-shpëtimit, i cili u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes alpinistëve, vullnetarëve, forcave RENEA dhe Forcave të Armatosura, në kushte jashtëzakonisht të vështira. Operacioni vazhdon pa ndërprerje për kërkimin e personit...