Niveli i ujit në liqenin e Ulzës arrin pikën maksimale, përmbytet kabina elektrike në Urakë
Pas reshjeve të fundit të shiut dhe dëborës prurjet në basenin ujor të liqenit të Ulzës janë rritur ndjeshëm duke bërë që niveli i ujit të arrijë pikën maksimale tek diga e hidrocentralit. Kjo ka bërë që niveli i ujit në fshatin Urakë të Matit të rritet ndjeshëm saqë të përmbytë edhe një kabinë elektrike e cila ishte vendosur aty prej dekadash. Siç duket nga pamjet, gjysma e kabinës është në ujë për shkak të rritjes së nivelit. Banorët thonë se në ditët e shiut niveli ka qenë më lart, ndërsa prania e ujit rrezikon jetën e tyre në një kohë kur ka kontakt me rrymën elektrike. Situatë shqetësuese mbetet edhe përmbytja e tokave bujqësore në fshatin Urakë dhe Rukaj si pasojë e fryrjes së...
Burimi:
sot.com.al