Niveli i detit rritet ndjeshëm në Radhimë, shqetësim për peshkatarët
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një rritje e pazakontë e nivelit të detit, një fenomen që, sipas peshkatarëve vendas, nuk është vërejtur më parë me këtë formë dhe intensitet. Uji ka avancuar drejt tokës, duke depërtuar në disa zona pranë qendrës së peshkimit në Radhimë, ndërsa varkat e ankoruara janë tendosur fort nga litarët për shkak të ngritjes së menjëhershme të nivelit të detit. Po ashtu, uji ka vërshuar në magazinat pranë portit të peshkimit, duke krijuar një situatë shqetësuese për mjetet dhe pajisjet e punës. Sipas dëshmive të peshkatarëve, rritja e nivelit të detit ka qenë shumë më e madhe se baticat e zakonshme, duke arritur gati në 1 metër, madje edhe...
Burimi:
kohajone.com