Nisma e PS për ndalimin e pezullimit nga detyra të krerëve të shtetit, reagon KE: Retorika që mbjell mosbesim publik ndaj gjyqësorit…

Nisma e PS për ndalimin e pezullimit nga detyra të krerëve të shtetit, reagon KE: Retorika që mbjell mosbesim publik ndaj gjyqësorit…

Komisioni Europian ka komentuar propozimin e Partisë Socialiste për të ndryshuar amendamentin e Kodit të Procedurës Penale për t’iu hequr të drejtën gjykatave që të marrin vendime pezullimi ndaj kryeministrit, ministrave, Presidentit, Avokatit të Popullit dhe kreut të KLSH-së. Në një reagim për Top News, KE shprehet se BE monitoron dhe vlerëson çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin në të gjitha vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë. KE thekson se “retorika që mbjell mosbesim publik ndaj gjyqësorit dhe ndaj pavarësisë, paanshmërisë dhe integritetit të sistemit gjyqësor dhe atij të prokurorisë është joproduktive”. Reagimi i KE për Top News: “BE po e ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale të paraqitur më 16 shkurt. BE monitoron dhe vlerëson çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin...