“Nisi të shante, nuk durova dhe…”/ Vrasja me thikë për vendin e parkimit, Gjykata e Durrësit lë në burg 48-vjeçarin

“Nisi të shante, nuk durova dhe…”/ Vrasja me thikë për vendin e parkimit, Gjykata e Durrësit lë në burg 48-vjeçarin

skerdilajd isufi-Land (Puja) Derjai DURRËS- Gjykata e Durrësi konfirmoi sot masën e sigurimit "arrest me burg" për Land (Puja) Derjai, autorin e vrasjes së Skerdilajd Isufit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kavajë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për një vend parkimi në lagjen nr. 3 të qytetit. Viktima, Skerdilajd Isufaj, kishte shkuar për të vizituar një të afërm dhe kishte parkuar automjetin përpara banesës së 48-vjeçarit. Ky i fundit i ka kërkuar të largonte makinën, ç'ka ka sjellë një debat mes tyre. Në dëshminë e tij, autori ka deklaruar se situata doli jashtë kontrollit kur sipas tij, Skerdilajd Isufi e ka ofenduar. Në atë moment, Land Puja ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe e ka goditur viktimën dy herë në pjesën e...