Nis zbatimi i skemave të reja për pagesë me këste të debive për energjinë elektrike, disa kategorive u reduktohet kamata deri në 100%
Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE Group, ka nisur zbatimin e skemave të reja lehtësuese për shlyerjen me këste të detyrimeve nga faturat e energjisë elektrike, të krijuara deri më 31 dhjetor 2024. Skema e pagesës me këste prek të gjitha kategoritë e klientëve, me fokus të veçantë kategoritë në nevojë, të cilëve u jepet mundësia të lidhin aktmarrëveshje edhe për detyrimet e krijuara në 2025-n. Aktmarrëveshjet përfshijnë: klientët familjarë me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë, të cilët mund t’i shlyejnë detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2025, duke nisur nga 1,200 lekë çdo muaj, me kusht të mos kenë detyrime të reja të pashlyera për vitin 2026. “Klientët e tjerë familjarë do të paguajnë këste fikse...
Burimi:
top-channel.tv