Nis shtrimi me binder në aksin Elbasan-Qafë Thanë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se kanë nisur punimet e shtrimit me binder në zonën e Mirakës. Sipas njoftimit të ARRSH-së, ndërhyrja synon përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit të mjeteve në këtë aks të rëndësishëm rrugor. Punimet vijojnë deri më 20 shkurt, ndërsa gjatë kësaj periudhe qarkullimi i automjeteve në segmentin përkatës do të kryhet me një sens lëvizjeje. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për mirëkuptim dhe bashkëpunim deri në përfundimin e punimeve.
Burimi:
kohajone.com