Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese për Ballukun, GJKKO: Nuk do të marrim pjesë

Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese për Ballukun, GJKKO: Nuk do të marrim pjesë

Këtë të enjte siç ishte parashikuar në orën 10:00 ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Kryeministri kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes me gjykatën e posaçme dhe SPAK, ndërsa Prokuroria e Posaçme është në pritje të shqyrtimit të kërkesës së tyre të depozituar në Kuvend për autorizim për arrestimin e zv.kryeministres. Në gjykatë janë të pranishëm prokurorët e çështjes. Presidenti Begajpërfaqësohet nga Ilir Rusmali, këshilltar, Hemioni Braho, shef kabineti dhe Eriola Shia, Drejtore e përgjithshme. Ndërkohë Kuvendi përfaqësohet nga drejtoresha juridike, Mimoza Arbi. GJKKO përmes një reagimi zyrtar ka njoftuar nuk do të dërgojë përfaqësues me argumentin se “nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë”. “Ju informojmë se GJKKO nuk do të...