Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës
Qarkullimi i kamionëve dhe mjeteve transportuese nga Kosova drejt kufirit me Serbinë ka filluar të premten pasdite, pasi transportuesit serbë i dhanë fund bllokadës disaditore, njoftoi Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar i Kosovës. Shoferët e kamionëve nga Serbia thanë në një deklaratë se po i heqin bllokadat pas pesë ditësh sepse Komisioni Evropian “ka njoftuar qartë për herë të parë se shoferët profesionistë janë një kategori e veçantë punëtorësh që kërkojnë një qëndrim më të gjatë në territorin e Bashkimit Evropian se 90 ditë”. Tani për tani bllokadën janë duke e mbajtur vetëm transportuesit nga Bosnja. Më herët, kolegët e tyre nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut hoqën dorë prej këtyre masave të enjten, pasi Komisioni Evropian bëri të ditur se po punon...
Burimi:
gijotina.com