Nis muaji i shenjtë i Ramazanit/ Besimtarët myslimanë agjërojnë për 30 ditë, kreu i Komunitetit Mysliman shqiptar: Agjërim të lehtë dhe të pranuar
Me perëndimin e diellit dhe dëgjimin e ezanit të parë, besimtarët myslimanë nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. “Fillojmë agjërimin e muajit të Ramazanit, të mëshirës, faljes dhe amnistisë për njerëzit që të reflektojnë dhe të pastrohen nga veset e këqija”, u shpreh kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu. Në shenjë reflektimi dhe falënderimi për gjithçka, besimtarët myslimanë agjërojnë për 30 ditë. “Ramazani do të thotë të fshijë mëkatet, sepse njerëzit gabojnë”, u shpreh Spahiu. Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu uroi të gjithë besimtarët myslimanë në nisje të muajit të madhërishëm të Ramazanit. “Zoti 2 gjera ka vendosur, afrim tek e mira dhe largim nga e keqa. I uroi të gjithë besimtarëve një agjërim të lehtë dhe të pranuar”, u shpreh ai....
Burimi:
top-channel.tv